Integrimi, Ralf Gjoni: Të lodhur me hipokrizinë e BE ndaj Ballkanit, vendimi për anëtarësim është politik

2 SHKURT ABSOLUT 4 CLNE frame 18790 1100x620

Deputeti Ralf Gjoni reagoi ashpër në “Absolut 4” ndaj sjelljes së Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjen e integrimit.

Sipas Gjonit, shumë njerëz janë të lodhur me hipokrizinë e BE ndaj Ballkanit. Ai shtoi se solidariteti i institucioneve europiane doli në pah më shumë gjatë pandemisë.

“Loja e hapjes së negociatave është kthyer në një lojë “Tomi and Jerry” me të gjithë Ballkanin. Kur u teket i ndërrojnë dhe emrin nga Ballkan e bëjnë Ballkani Perëndimor. Jam shumë i lodhur, e kam shprehur këtë gjë dhe në Bruksel. Më ka lodhur hipokrizia me të cilën BE e trajton vendet e Ballkanit dhe në veçanti Shqipërinë. Vendimi për të anëtarësuar Shqipërinë nuk është teknik, por politik.

Vendimi për të anëtarësuar Rumaninë dhe Bullgarinë nuk ishte teknik, por politik. Europa është një ndërthurje ekonomike pastaj vlerash. Po e shohim gjatë pandemisë e cila na ka sjellë me këmbë në tokë. Po shohim çfarë mungese solidariteti pati BE ndaj Italisë kur u godit nga pandemia dhe pastaj ndaj Ballkanit për vaksinat”, u shpreh Gjoni.