Kthehet në burg ish-inspektori i Tatimeve

tatimet 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-inspektorin e Tatimeve, Erjon Trungu, i akuzuar për “korrupsion”.

Me kërkesë të SPAK, Apeli ndryshoi në “arrest në burg” masën e “arrest në shtëpi” të dhënë më herët për të nga Shkalla e Parë.

37-vjeçari, Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, u arrestua në shtator 2020, pasi dyshohej se merrte para nga subjektet private, për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje.

Në momentin e arrestimit iu gjetën me vete 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.