“Mos të gënjejë mendja njeri, Mercedesi do të dominojë edhe këtë vit”

mercedes 600x338

Eddie Jordan ka thënë qartë atë që shumë e mendojnë. Dominimi i jashtëzakonshëm i Mercedesit në Formula 1 do të vazhdojë edhe këtë vit.

Skuadra gjermane ka fituar 7 vite radhazi titullin për Pilotë dhe Konstruktorë dhe, mesa duket, do t’i bëjë 8 në fund të këtij viti.

Në lidhje me këtë, Eddie Jordan u shpreh për “This Sporting Life”: “F1 është në një pozitë të vështirë sepse askush nuk e sfidon dot Mercedesin. Vitin e kaluar i fituan të gjitha, me përjashtim të dy garave. Por, njerëzve të mos i gënjejë mendja nga fitorja e Racing Point dhe Red Bull. Të mos mendojnë se këtë vit do të ketë më shumë ekuilibër. Mercedesi ka punonjësit më të mirë dhe motorin më të mirë. Si të mos e fitojnë titullin kampion edhe këtë vit? Nuk ka skuadër që t’i dalë përpara”.