Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Navalny në gjyq, arrestohen qindra mbështetës të tij

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 11:05 | Bota

Një gjykatë në Moskë do të vendosë së shpejti nëse do ta kthejë dënimin me kusht të disidentit rus, Alexei Navalny në burg, ndërsa policia arreston më shumë protestues pro-Navalny.

Kritiku i Kremlinit mund të përballet me dy vjet e gjysmë burg, për shkak të organizimit të protestave në të gjithë vendin, ndërsa 44-vjeçari e quan të trilluar akuzën.

Grupi rus i monitorimit OVD-Info njoftoi se 121 persona janë arrestuar pranë gjykatës të martën, e cila është e rrethuar nga shumë policë.

Kthimi i Navalny-t në Rusi, më 17 janar, shkaktoi protesta masive në mbështetje të tij, shumë prej tyre të rinj rusë që kanë përjetuar vetëm qeverisjen e presidentit Vladimir Putin.

Ai akuzon Putin për korrupsion dhe së fundmi lëshoi ​​një video në YouTube duke shfaqur një pallat luksoz pranë Detit të Zi, i cili siç pretendoi ai, ishte një dhuratë e miliarderëve rusë për presidentin.

Të shtunën, Arkady Rotenberg, një biznesmen miliarder afër Putin, tha se ai ishte pronar i pallatit dhe e kishte blerë atë dy vjet më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë