Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në hotelin më të ftohtë në botë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 21:30 | Lifestyle

“Hotel de Glace” ndodhet në Kanada dhe është i ndërtuar i gjithë nga akulli. Pritja ndoshta nuk është aq e ngrohtë për vizitorët, por e sigurt se eksperienca që ata kalojnë aty është e paharrueshme.

Hoteli rindërtohet çdo vit, ndërsa këtë dimër përfshin një sallë madhështore, një kishëz, ku çiftet edhe mund të martohen, 15 suita, si dhe 6 dhoma.

Për të pestin vit radhazi, ky hotel i jashtëzakonshëm është ndërtuar në Village Vacances Valcartier në Quebec. Këtë vit, në brendësi hoteli ju lejon një “udhëtim në një botë surrealiste”, me skulptura të mëdha që ju lejojnë të përjetoni një iluzion të jashtëzakonshëm optik.

Hoteli, gati 3 mijë metra katrorë, nisi të ndërtohej në dhjetor. Rreth 50 persona punuan 6 javë për ta përfunduar atë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë