“Pandemia s’ekziston”, fushata elektorale në lokalet e dasmave, kafene dhe godina partie

“Ju lutem, besoni që ekziston një virus që mund të na marrë njerëzit e dashur nëse nuk respektojmë apo durojmë edhe pak”, shprehet zëvendësministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini.

Në fakt, kjo ka qenë një thirrje e vazhdueshme e Komitetit të Ekspertëve, por sa dëgjohet ajo? Së fundmi, rezulton se ky vendim po shkelet në masë nga ligjëvënësit aktual si dhe nga kandidatët e mundshëm për të qeverisur.

Fushata elektorale po gëlon në ambientet e lokaleve të dasmave, aty ku shumë çifte nuk patën mundësi të kurorëzojnë martesën. Ndonëse pati një ndalim të mbajtjes së këtyre aktiviteteve, në terren situata është ndryshe.

Përfaqësues të kabinetit qeverisës nuk i janë bindur urdhrit për ndalimin e mbledhjeve partiake. Thirrjes së saj nuk i shpëtoi dot as vet zëvendësministrja Mira Rakacolli, e cila u fotografua në një mbledhje elektorale.

Takime dhe mes dhjetëra qytetarëve që mblidhen në një konferencë trajnuese për modelet e suksesit në jetë. Modele të cilat shkelin distancimin dhe respektimin e masave anti-covid.

25 prilli është afër dhe përfaqësuesit e partive politike po joshin në mbledhjet e tyre edhe studentët, të cilët nuk i shohin auditorët që prej muajit mars. Pedagogët janë ata të cilët vërejnë mangësitë që do të krijohen te studentët nga mosfrekuentimi i auditorëve.