Parashikimi i motit: 2 shkurt 2021

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin deri në mesditë, kur fillon kthjellimi gradual i motit nga veriu, në qendër.

Në mbrëmje, reshjet largohen përtej kufijve lindorë, duke i lënë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes duke zbritur në -1 gradë celsius në zonat e thella malore, por mesdita ruan vlera termike të larta, me maksimumi 13-14 gradë celsius në perëndim dhe brigjet jugperëndimore.