Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, për ndërtimin e kullave

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 12:26 | Politikë

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në kallëzimin e depozituar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Sipas Partisë Demokratike, me veprimet e paligjshme të kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milionë euro, duke konsumuar elementet e veprës penale “shpërdorim i detyrës” , thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Në kallëzimin penal, sipas PD-së provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11 912 m2, ose rreth 8.3 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli