Pesë mësues me Covid, mbyllet një shkollë jopublike në Vlorë

vloreee 1100x620

Një shkollë jopublike në qytetin e Vlorës është mbyllur nga ISHSH, pasi 5 mësues kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Në klasat 5, 6, 7, 8 dhe 9 të kësaj shkolle mësimi do të zhvillohet online.

Mësuesit që japin mësim në këto klasa do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14-ditore.