Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Programi ekonomik i PD-së, Rama: I dobët dhe pa shtyllë kurrizore, si karakteri i liderit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 11:39 | Politikë
Programi ekonomik i PD-së, Rama: I dobët dhe pa shtyllë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përjavshme për shtyp me fokus ekonominë, e cilësoi si të dobët dhe pa shtyllë kurrizore programin ekonomik të Partisë Demokratike, të prezantuar pak ditë më parë.

“Në tërësinë e vet, programi i PD-së është si karakteri i liderit të PD-së, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, taksa e sheshtë është taksë për t’u dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’u marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Kjo është pak, por e sigurt. Sot, jemi në kushtet kur taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në aspektin e të ardhurave për individët dhe për shtetin”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Arben Ahmetaj, ministri i Rindërtimit, tha se me programin e PD-së, “shteti falimenton që në vitin e dytë të mandatit të parë”.

https://a2news.com/2021/01/28/shqiperia-fiton-basha-prezanton-programin-ekonomik-hapim-110-mije-vende-pune-dyfishim-i-ndihmes-ekonomike/

A2 CNN Livestream

Dita jonë