Prototipi i ri i “Space X” shpërthen sërish në ajër

raketaaa 1100x620

Po ashtu si në dhjetor të vitit të kaluar, prototipi i SpaceX nga Elon Musk, u ngrit me sukses nga toka, por në tentativën për t’u ulur sërish, sipas planit shpërtheu në flakë. Fatmirësisht, raketa nuk kishte njerëz në bord.

Ajo është pjesë e një projekti të Musk, i cili shpreson që të dërgojë satelitë masivë në orbitën e Tokës, të transportojë njerëz nga një qytet një tjetrin me shpejtësi rekord dhe, si qëllim kryesor, ka dërgimin e njeriut në Mars.

Teknologjia për të arritur në satelitin e Tokës dhe planetin e kuq, gjithsesi është ende larg përfundimit. Raketa që do të mundësojë këto udhëtime duhet të ketë gjashtë motorë dhe një burim shtesë energjie, për të arritur daljen në orbitë dhe për të udhëtuar me shpejtësinë e nevojshme, që është mbi 23 mijë km/h. Madje për një udhëtim drejt Marsit, raketa duhet të udhëtojë me një shpejtësi mbi 40 mijë km/h.