Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Provimet e studentëve në pritje të Komitetit Teknik, universitetet jo në një mendje

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 16:33 | Aktualitet
Provimet e studentëve në pritje të Komitetit Teknik,

Studentët janë konfuzë për mënyrën se si do të zhvillohet dhënia e provimeve për sezonin dimëror. Moshapja e auditorëve, duket se ka gjetur të papërgatitur edhe rektorët e universiteteve, të cilët ende nuk kanë vendosur për mënyrën se si do të testohen studentët.

Deri më tani, vetëm Universiteti i Tiranës ka shpallur një vendim ku specifikohet se provimet do të zhvillohen në mënyrë online. Në shkresën e firmosur nga rektori, Artan Hoxha thuhet se për një pjesë të studentëve që është e domosdoshme paraqitja në auditore, pritet dritë jeshile nga Komiteti i Ekspertëve. Por, paqartësitë, po rëndojnë mbi studentët, të cilët shprehen të shqetësuar për nivelin e përvetësimit të dijeve dhe të rezultateve të testimit.

“Të paktën të hapej për studentët e mjekësisë dhe më pas graduale, jo të mbyllen të gjithë dhe të hapen të gjithë”, tha Migen Qiraxhi.

Shoqëria civile shpreh revoltën dhe nuk pajtohet me angazhimin e ministrive përkatëse në fushatë elektorale, ndërsa nuk gjendet një zgjidhje për arsimin.

Disa universitete kanë kërkuar rikthimin në auditore duke garantuar shëndetin e studentëve. Ndërkohë, studentëve të mjekësisë u është komunikuar se sezoni do të shtyhet për në qershor, ndërsa pjesa më e madhe e universiteteve nuk janë plotësisht të vendosura. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë