Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama pas dozës të dytë të vaksinës: Në shkurt, presim 40 mijë doza të tjera nga Pfizer

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 10:18 | Aktualitet
Rama pas dozës të dytë të vaksinës: Në shkurt,

I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti, pasi marrjes dhe të dozën së dytë të vaksinës, nëse do të vazhdojë të zhvillojë fushatën normalisht tani që është i imunizuar, kryeministri u përgjigj se imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin. Duke anashkaluar pyetjen rreth fushatës, ai theksoi se e rëndësishme është që vendi ynë ka hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer, dhe në shkurt do të vijnë 40 mijë doza të tjera.

“Mesa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin, e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje, kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën, nëse i shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk shohim gjithë panoramën e planin, patjetër që duken shumë pak, por në fakt të mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka hyrë në vaksinimin për mjekë e infermierë dhe situata e përgjithshme për furnizimin me vaksina në krejt Evropën është kaotike, vende të mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekje në rrugë gjyqësore të kompanive, pasi kërkesa është marramendëse dhe oferta është ende shumë e ulët për shkak të numrave të prodhimit. Po dje në darkë morëm konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30 mijë dozat e tjera”. Ne jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët e infermierët dhe ata që janë në moshë më të thyer, që janë kategoria A e qytetarëve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë