Rreth 2 mijë viktima në SHBA, në 24 orët e fundit, dhe 130 759 raste. Në Brazil, mbi 9 milionë të infektuar

ambulance covid 1100x620

Në Shtetet e Bashkuara, janë regjistruar 130 759 raste të reja të koronavirusit dhe 1881 vdekje, në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins. Numri total i infektimeve ka arritur në 26 31 623 raste të konfirmuara dhe 443 355 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, 49 936 450 doza të vaksinës janë shpërndarë në vend dhe 32 222 402 janë administruar.

Ndërkohë, Brazili ka regjistruar 595 viktima nga Covid-19 dhe 24 591 infeksione në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave është rritur në 225 099 krahasuar me 9 229 322 raste.