Sa para do të fitojë Pfizer nga shitja e vaksinës?

Pfizer vaksina 1100x620

Pfizer pret të fitojë rreth 15 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina e saj kundër Covid-19 këtë vit, tha kompania të martën.

Projeksioni i Pfizer për fitimet nga vaksina në 2021 përfshin kryesisht doza që pritet të dorëzohen sipas kontratave ekzistuese por ende priten kontrata të reja, kështu që të ardhurat mund të jenë edhe më të mëdha.

Pfizer tha po ashtu se ka dërguar 65 milionë doza deri më tani, përfshirë 29 milionë në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se potencialisht mund të bëjë një total prej 2 miliardë dozash në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021, megjithëse nuk është e sigurt nëse do të shesë të gjitha ato doza .

Pfizer është vaksina e parë që u miratua për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

  • LAJMI I FUNDIT | Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmet me magnitudë 6,2 në Larisa të Greqisë
  • LAJMI I FUNDIT | Sipas të dhënave paraprake thellësia e tërmetit ishte vetëm 2 kilometra