Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Stërnipi i Duçes firmos me Lazio-n

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 18:02 | Futboll

Romano Floriani Mussolini, stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, është bërë pjesë e skuadrës së të rinjve të Lazio-s.

18-vjeçari është djali i politikanes Alessandra Mussolini, e cila është mbesa e Duçes. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe ka aspirata që në një të ardhme të shkurtër të bëhet pjesë e skuadrës së parë.

Il Messaggero shkruan se mbiemri i tij mund të jetë problematik për një klub futbolli, tifozët e të cilit janë akuzuar shpesh për prirje fashiste, të cilat i kanë treguar me veprime e banderola gjatë ndeshjeve të Serie A.

Megjithatë, pavarësisht mbiemrit dhe prejardhjes së familjes, Romano nuk është i interesuar për politikën. Nëna e tij është shprehur se ai mendon vetëm për futbollin.

Romano Floriani Mussolini

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani