Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

U hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë, burri nga Fieri tregon ngjarjen në “Dita jonë”

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 08:53 | Aktualitet
U hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë,

Ledjon Mita, burri që shpëtoi dy të mitur nga mbytja në lumin Gjanica, ishte në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë”, ku tregoi se si ndodhi ngjarja.

“Kisha dalë për një kafe në mëngjes, kur pashë një vajzë të vogël, së cilës i rrëshqiti këmba dhe ra në ujë. Vëllai u hodh për ta shpëtuar, por të dy i mori rryma dhe i futi poshtë. Aty nuk e mendova dy herë, por u hodha në lumë. Kishte shumë rrymë. Të parën kapa vajzën dhe ua dorëzova disa personave jashtë. Djalin e kisha 5 metra larg dhe nuk i afrohesha dot. Edhe pse m’u desh shumë kohë, e nxora edhe djalin. Ambulanca ishte aty dhe i dërguan menjëherë në spital. Më pas, shkova në spital për t’i parë se si ishin. Fatmirësisht, ishin shëndoshë e mirë”, tregon Mita.

Qytetari shtoi se njerëzit e kanë falënderuar aq shumë, sa nuk kishte më fjalë t’i kthente.

A2 CNN Livestream

Dita jonë