Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vaksinat ruse dhe kineze, Rama: Nuk janë te dera, ne po e zbatojmë planin tonë të vaksinimit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 12:30 | Politikë
Vaksinat ruse dhe kineze, Rama: Nuk janë te dera, ne po e zbatojmë

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga A2 nëse po rrezikohen jetët e njerëzve për interesa gjeopolitike, pas deklaratave të djeshme të kreut të qeverisë, i cili u shpreh se nuk ka asnjë paragjykim për vaksinat ruse dhe kineze, por, për momentin, qeveria ka zgjedhur të ndjekë linjën e BE për këtë çështje:

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Për sa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre”, deklaronte Rama.

https://a2news.com/2021/02/02/rama-merr-dozen-e-dyte-te-vaksines-pfizer/

Sot, kryeministri sqaroi: “Së pari, impakti i vaksinës nuk është kaq i menjëhershëm sa të numërosh jetët fatkeqësisht të humbura dje. Së dyti, vaksinat lindore nuk janë gati sa hap e mbyll sytë. Nuk është se janë aty te dera dhe ne ia kemi mbyllur derën. Së treti, vaksinat perëndimore i kemi zgjedhur sepse jemi pjesë e familjes evropiane, pa lojëra me dy porta. Së katërti, ne jemi në kushtet ku po e zbatojmë planin tonë. Vonesa e krijuar nuk ka lidhje me ne dhe nuk do të jetë kronike. Mbrëmë vonë morëm konfirmimin nga Pfizer se në mes të shkurtit do të bëhet lëvrimi i sasisë tjetër të premtuar. Jemi në negociata edhe me AstraZeneca”.

https://a2news.com/2021/02/02/rama-pas-dozes-te-dyte-te-vaksines-ne-shkurt-presim-40-mije-doza-te-tjera-nga-pfizer/

A2 CNN Livestream

Dita jonë