Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjohet pas një viti në koma. Nuk ka dijeni për pandeminë, pavarësisht se u infektua dy herë me Covid-19

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 08:42 | Lifestyle

Një adoleshent i cili kishte pothuajse një vit në koma, është zgjuar pa ditur gjë për pandeminë që ka përfshirë botën, edhe pse është infektuar dy herë me Covid-19.

19-vjeçari anglez, Joseph Flavill, u përplas nga një makinë më 1 mars të vitit të kaluar, 3 javë përpara se Britania e Madhe të niste karantinën.

Që nga ajo kohë, ai ka kaluar 11 muaj në koma. Gjatë këtyre muajve, është infektuar dy herë me Covid-19 dhe është shëruar në të dyja rastet.

“Javët e fundit ka nisur të komunikojë me njerëzit duke mbyllur sytë e duke qeshur pak. Kur i themi, arrin të ngrejë edhe dorën. Po përparon mirë dhe ne duhet të jemi pozitivë”, shprehet tezja e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë