17 milionë dollarë për gratë e abuzuara nga Harvey Ueinstein

harvey2 1100x620

17 milionë dollar do të paguhen nga kompania e manjatit të hollivudit, Harvey Ueinstein, si dëmshpërblim për gratë që akuzuan ish-producentin dhe regjisorin për ngacmim apo abuzim seksual.

Vendimi u mor nga gjykatësja Mary Ualrath në Delauere, sipas së cilës këto gra meritojnë një lloj shpërblimi, edhe pse përmes parave nuk do të arrijnë paqen e merituar.

Kompania e drejtuar nga Ueinstei nshpalli falimentin në vitin 2018, fill pas denoncimeve të para në adresë të tij. Harvey Ueinstein po vuan dënimin me 23 vjet burg.