Arben Malaj zbulon në A2 Business Week të ardhmen e tij pas 25 prillit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tregoi në A2 Business Week se ndonëse fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është duke nisur ai nuk do të jetë më pjesë e angazhimeve politike.

Malaj zbuloi se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare dhe shtoi se parapëlqen që t’u hapë rrugë të rinjve ambiciozë, për të cilët sipas tij ka ardhur koha.

“Unë jam më i lirë për të folur tani pasi nuk do të kem më angazhime për mandate politike dhe do të jem më i fokusuar te pjesa shkencore. Nuk do të jem pjesë e garës elektorale.

Unë parapëlqej harmonizimin e gjeneratave, që të kemi një gjeneratë të re ambicioze, ndërsa ne kemi përvojën dhe duke i harmonizuar të dyja në pozicione të veçanta mund të maksimizojmë dobishmërinë për vendin tonë”, tha Malaj.