Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çfarë duhet të dini për të nisur ditën?

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 08:01 | Aktualitet
Çfarë duhet të dini për të nisur ditën?

Ish-kryeprokurori Llalla del sot para Gjykatës

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00. Seanca e parë ndaj tij dështoi pasi avokati personal i Llallës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Sipas avokatit, Sokol Hazizaj, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.

BE kritikon Kosovës për hapjen e ambasadës në Izrael

Bashkimi Europian kritikoi Kosovën për vendimin lidhur me hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, ndërsa përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. “Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të BE-së”, tha zëdhënësi i Unionit, Peter Stano.

Kriza politike në Itali, Matarella thirrje palëve për krijimin e qeverisë

Kriza politike që ka përfshirë Italinë zor se do të gjejë zgjidhje. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella i bëri thirrje mbrëmë të gjitha palëve të krijojnë një qeveri të nivelit të lartë duke qenë se kriza shëndetësore që përballet vendi kërkon ekspertë. Kësisoj, dorëzohet nga takimet e njëpasnjëshme që zunë vend që prej së mërkurës.

Mesa duket një mazhorancë e re nuk mund të arrihet, por presidenti nuk ka ndërmend të thërrasë popullin në zgjedhje të parakohshme. "Nga momenti i shpërndarjes së senatit, duhet të kalojnë 60 ditë dhe 20 të tjera për të zëvendësuar ata që ishin dhe të marrin kohën të njihen me rastet e zyrave.

Pastaj duhet formuar qeveria që duhet të fitojë besimin e dhomave të senatit. Nëse i referohemi zgjedhjeve të mëparshme duhen plot 4-5 muaj për të mbaruar gjithë procesin tha presidenti dhe këtë kohë ne nuk e kemi.

Dënohet me 2 vjet e muaj burg Aleksei Navalny

Dy vjet e 8 muaj është dënimi që gjykata ne Rusi dha për liderin e opozitës, Aleksei Navalny. Nga një dhomë prej xhami e krijuar në gjykatë Navalny akuzoi edhe një herë Putin, teksa e quajti arrestimin e tij si frikë dhe urrejtje të presidentit, duke shtuar se udhëheqësi rus do të hyjë në histori si një helmues.

“Unë e kam ofenduar atë duke i mbijetuar atentatit që ai urdhëroi”, tha Navalny. Qëllimi i kësaj seance është trembja e një numri të madh njerëzish. Ju nuk mund të burgosni miliona njerëz. Nuk mund të burgosni gjithë vendin”, tha ai.

Avokatët e Trump: Akuzat ndaj tij janë antikushtetuese

Akuzat në bazë të së cilave kërkohet fajësimi i ish-presidentit, Donald Trump, "janë antikushtetuese" dhe çështja "duhet të pushohet". Kjo është deklarata e avokatëve të ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë, që kërkojnë hedhjen poshtë të akuzës për nxitje të sulmit ndaj Kongresit Amerikan, më 6 janar. "Senati nuk ka më juridiksion mbi Trump. Artikulli është i gabuar", shtojnë avokatët.

Izrael, Netanyahu: Objektivi kombëtar, vaksinimi i 90 % të popullatës

Teksa shumë shtete, edhe ato më të fuqishmet po përballen me mungesën e vaksinave, Izraeli nuk ecën në të njëjten linjë. Objektivi kombëtar i vendit është vaksinimi i 90 për qind të popullatës mbi 50 vjeç brenda dy javëve. E tha vetë kryeministri, Beniamin Netanyahu, sipas të cilit 77 për qind e kësaj fashe të moshës është imunizuar tanimë. Kemi në gjendje miliona doza tha ai, dhe vaksina është arma e vetme për të mposhtur virusin. Sipas Netanyahu-t, i cili po përgatitet për zgjedhjet e radhës, vaksinimi do ta ndihmojë ekonominë e vendit të rritet më shpejt se kudo tjetër në botë.

Jeff Bezos do të tërhiqet nga drejtimi i Amazon

Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon do të tërhiqet nga drejtimi i saj. "Kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe ky hap nuk do të thotë se po dal në pension", u shkroi ai vartësve të tij në një mesazh teksa njoftonte se nga shef ekzekutiv do të bëhej president ekzekutiv. Vendin e tij do ta zërë Andy Jassy, shef i operacioneve të Resë Kompjuterike në kompaninë Amazon. Ndryshimi në pozitat drejtuese të kompanisë do të bëhet në tremujorin e tretë të vitit. Nga janari i këtij viti, ai nuk është më as njeriu më i pasur i globit, që kur vendin ia zuri Elon Musk i kompanisë Tesla.

Premier League, "shfryn" Man. United, 9 gola për fitoren kundër Southampton

9 me 0 shënoi tabela elektronike në përfundim të ndeshjes mes Manchester United dhe Sauthampton. Djajtë e Kuq shpartalluan skuadrën nga Hempshër me goleadën e pabesueshme duke shfryrë në një farë mënyre irritimin për dy ndalesat e fundit në kampionat të cilat në fund mund t'i kushtojnë titullin. 8 autorë të ndryshëm morën pjesë në festivalin e golave të United-it. Skuadra e Solskjaer është tashmë me pikë të barabarta me Manchester City-in, por qytetarët duhet të luajnë edhe dy ndeshje për të barazuar numrin. Arsenal zhgënjeu ndërkohë duke u mundur 2-1 me përmbysje nga Uolverhampton.

Kupa e mbretit, Sevilla, skuadra e parë që arrin gjysmëfinalet

Sevilla avancon më tej në Kupën e Mbretit në Spanjë. Shorti i vuri në çerekfinale andaluzianët përballë skuadrës së kategorisë së dytë Almeria, kundërshtar i cili nuk rezultoi edhe aq i lehtë për Sevijan. Ndeshja u desh të zgjidhej nga një gol i Lukas Okampos në pjesën e dytë për t'i dhënë mundësinë rekordmenëve të Europa League të arrijnë gjysmëfinalet. Sot, në mbrëmje është radha e Barcelonës për të provuar kualifikimin, me katalanasit që luajnë në transfertë kundër Granadas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë