Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Covax publikon kalendarin, në Shqipëri 141 600 doza të vaksinës AstraZeneca

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 16:29 | Aktualitet
Covax publikon kalendarin, në Shqipëri 141 600 doza të

Shqipëria do të marrë 141.600 doza të vaksinës së AstraZeneca, me shpërndarjen që do të nisë brenda muajit shkurt.

Vetë kompania Covax publikoi kalendarin e shpërndarjes së vaksinave anti-covid në vendet anëtare, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Siç duket në tabelën e publikuar në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në kalendar nuk përfshihet asnjë dozë vaksine nga Pfizer, të cilat do të shkojnë për vende të tjera, edhe pse më 1 janar, kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria ka siguruar 500 doza të kësaj vaksine.

Në vendin tonë, brenda muajit, do të mbërrijnë mbi 141 mijë doza, që janë prodhuar në fabrikat e Covax në Korenë e Jugut. Sipas parashikimeve, pritet që sasia totale e dozave, të mund të imunizojë 3% të popullsisë së 145 shteteve në gjysmën e parë të këtij viti, duke nisur nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

 Ndryshe nga Shqipëria, vende të tjera të rajonit do të përfitojnë jo vetëm në sasi por edhe me disa vaksina, Bosnje-Hercegovina do të marrë 153600 doza të AstraZenecas dhe 23400 doza të Pfizer/Biontech apo Serbia me 345600 doza. Kosova do të përfitojë vetëm nga vaksina e Covax me 100800 doza. Mali i Zi 84 mijë doza Covax, Maqedonia e Veriut 103.200 doza.

Pavarësisht kërkesës së lartë të shteteve për doza vaksinash, ky është vetëm furnizimi i parë, për të nisur programin e vaksinimit.

https://a2news.com/2021/02/02/franca-si-gjermania-vaksina-e-astrazeneca-vetem-per-personat-nen-65-vjec/

A2 CNN Livestream

Dita jonë