Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Debati për taksat në A2 Business, Kraja: Qeveria e pranon publikisht, dëgjoi kompanitë dhe jo qytetarët

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 21:19 | Ekonomi
Debati për taksat në A2 Business, Kraja: Qeveria e pranon publikisht,

“Pse qytetarët rrogëtarë paguajnë 15% më shumë taksa se ata që marrin divident?” Kjo ishte pyetja e Akil Krajës, ekspert për ekonominë në PD, ndaj zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, që u shoqërua me debat në A2 Business, ku u diskutua mbi taksën e progresive dhe atë të sheshtë.

https://youtu.be/anTQjnREoEM

“Automatikisht, ata kanë mundur që të akumulojnë 26 mijë lekë, si rezultat i ndryshimit të tatimit”, reagoi Vjero. Megjithatë, Kraja kërkoi një arsye se pse ekziston kjo diferencë. “Tatimi mbi fitimin është në masën 15%, ndërsa nëse shpërndahet dividenti i vitit 2018 dhe në vijim, ai është në masën 8%. Kjo është një filozofi drejtimi dhe sigurisht që ka ndërhyrje që janë bërë vitet e fundit. Me ndryshimin që ju bë përqindjes së dividentit ju dha mundësia shumë kompanive të mëdha që kishin shqetësimin se norma e dividentit ishte 15%”, tha Vjero.

https://a2news.com/2021/02/03/gjokuta-taksa-progresive-ska-funksionuar-prifti-po-taksojme-mendjen/

Ndërkohë, Kraja reagoi duke theksuar se qeveria duhet të kishte dëgjuar qytetarët për taksën, pasi ata po largohen masivisht pasi nuk i dalin të ardhurat, tha ai.

https://a2news.com/2021/02/03/propozimi-i-pd-per-taksen-e-sheshte-malaj-nevojitet-rritje-ekonomike-per-ndryshime-te-tilla/

“Një qeveri e majtë pranon publikisht që keni dëgjuar kompanitë që taksat ishin të larta, por pse nuk dëgjuat qytetarët që taksa është e lartë. Pse të mos dëgjohet një pagamarrës, një profesionist, një mjek, i cili po largohet masivisht nga Shqipëria sepse atij nuk i dalin të ardhurat. Taksa progresive ka rritur pabarazinë”, tha Kraja.

https://youtu.be/_1V-PnwUYIE

A2 CNN Livestream

Dita jonë