Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dosja 339, dënohen vëllai dhe motra e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 21:52 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar për një tjetër fraksion të dosjes 339, lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Mes të dënuarve janë dhe Xhevi dhe Mimoza Ndoka, vëllai dhe motra e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Konkretisht  janë dënuar:

 Xhevi Ndoka - 6.8 vite burg

Mimoza Ndoka - 1.4 vjet burg (konvertuar në 4 vjet Sherbim Prove)

Emanuel Gjura - 4.8 vite burg

Zef Lazri - 8 muaj

Blendi Ndoka - 3.6 vite

Luigj Paloka - 4.8 vite me kusht

Paulin Simoni - 3.4 vite

Vlash Gaxulli - 2 vite burg (konvertuar në 4 vjet sherbim prove)

Genc Zeneli - 2 vite (4 vjet sherbim prove)

Kol Lleshi - 2 vite (4 vjet sherbim prove)

Marjeta Perskura - 1.4 vjet  (konvertuar në Shërbim Prove)

Në të njejtin vendim GJKKO kaloi në llogari të shtetit mijëra m2 sipërfaqe truall.

Të pandehurit akuzoheshin per veprat penale "falsifikimi i dokumenteve", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe "grupi i strukturuar kriminal".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani