Drejtuesit e fushatës së PD, Tritan Shehu do të drejtojë Gjirokastrën

TRITANI DETI frame 815 1100x620

Tritan Shehu do të kryesojë fushatën e PD-së për Gjirokastrën. Ai është drejtuesi i fundit i qarqeve i emëruar nga PD, duke mbyllur këtë fazë të organizimit të brendshëm të Partisë Demokratike.

Është për t’u kujtuar këtu fakti se emri i Tritan Shehut në fakt ishte te personat e skualifikuar nga komisioni “Nishani”, i ngritur në Partinë Demokratike pikërisht për mospasje të mbështetjes në bazë si argument kryesor.

Për Tiranën, një ditë më parë, u emëruan 8 drejtues fushate, të pozicionuar sipas gjasave në vende të sigurta në listë.

Ajo që PD duhet përcaktojë tashmë është pozicionimi i qartë i aleatëve në listat e saj. Për të mbyllur janë ende marrëveshjet me republikanët dhe PDIU.