I akuzuar për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata lehtëson masën për Leonard Hajrin

hajri 1100x620

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për Leonard Hajrin. Nga arrest me burg dërgohet në “detyrim paraqitje”.

I dyshuari tjeter i dërguar në “arrest shtepie” është Olsi Turja.

Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj, ndërsa në pranverë të 2020-s Bajram Hajri.

Këta persona dyshohen për përfshirje në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.

Për momentin, në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili. Në kërkim janë edhe Altin Hajri e Gentian Docaj.