India akuzon Rihanën: E papërgjegjshme

rihana 1100x620

India ka akuzuar “individë të huaj” dhe njerëz të famshëm për “sensacionalizëm” pasi një postim në Twitter nga ylli i pop-it Rihanna, që u jepte mbështetje fermerëve protestues, tërhoqi vëmendjen globale.

Disa orë pas postimi të këngëtares, aktivistja adoleshente për klimën, Greta Thunberg, dhe mbesa e nënkryetarit të SHBA-së, Meena Harris, gjithashtu postuan në Twitter mbështetje për fermerët.

Tweet-et e tyre të shpërndara gjerësisht u bënë virale, duke marrë mijëra përgjigje.

Fermerët kanë protestuar në kufijtë e Delhit kundër ligjeve të reja të fermave.

Në një deklaratë të mërkurën, ministria e punëve të Jashtme të Indisë tha se parlamenti kishte miratuar “legjislacionin reformist në lidhje me sektorin e bujqësisë” pas një debati dhe diskutimi të plotë.

“Tundimi i hashtags dhe komenteve të bujshme të mediave sociale, veçanërisht kur drejtohet nga të famshëm dhe të tjerë, nuk është as i saktë dhe as i përgjegjshëm”, shtoi ai.

Postimi i Rihanës të martën lidhet me një lajm për bllokadën në internet në vendet e protestës.

India pezulloi shërbimet e lëvizshme të internetit në tri zona përreth kryeqytetit, Delhi, ku dhjetëra mijëra fermerë po bëjnë kampe për të protestuar kundër ligjeve të reja.

Qeveria tha se mbyllja ishte për të “ruajtur sigurinë publike”.

Protesta bëri jehonë në mediat ndërkombëtare javën e kaluar kur një tubim nga fermerët përfundoi në përplasje të dhunshme që la një protestues të vdekur dhe dhjetëra policë të plagosur.

Disa demonstrues sulmuan Kështjellën historike të Delhit dhe e pushtuan atë derisa policia i shpërndau ata.

Grupet e fermerëve dhe udhëheqësit e sindikatës dënuan dhunën, por thanë se ata nuk do ta ndërprisnin protestën.