Ish-kryeprokurori Llalla del sot para gjykatës

auto llalla1508487760 600x338

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00. Seanca e parë ndaj tij dështoi pasi avokati personal i Llallës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.