Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, firmoset kontrata me kompaninë italiane, përfundon në 2023

SINK BALLUKU HEKURUDHA frame 2105 1100x620

Qeveria shqiptare firmos kontratën me kompaninë italiane “INC SPA” për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe segmentit me Rinasin.

Projekti sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pritet të përfundojë brenda vitit 2023 dhe përmirëson qarkullimin në këto segmente si dhe shkurton kohën fizike.

“Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese nga stacioni qendror i Durrësit, deri në vendndodhjen e ardhshme të terminalit të transportit publik të Tiranës, i cili po dizenjohet me shumë skrupolozitet nga Bashkia e Tiranës si dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5.7 kilometrash, e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinasit.

Arteria e re hekurudhore do të sjellë një risi në lëvizjen e pasagjerëve drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës që do të kontribuojë drejtpërdrejt transportin privat të mjeteve, duke lehtësuar dhe trafikun”, tha Balluku.