Mario Draghi pranon detyrën e kryeministrit të Italisë

Pas një ore bashkëbisedimi me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, Mario Draghi ka pranuar detyrën e kryeministrit.

Menjëherë pas pranimit të marrjes së detyrës, Draghi shpalosi synimet: “Të fitojmë pandeminë dhe të kompletojmë fushatën e vaksinimit. Këto janë sfidat e mia. Përballja me partitë dhe grupet parlamentare dhe dialogu me forcat sociale do të sjellë bashkimin e vendit dhe një përgjigje pozitive kërkesës së Presidentit për të udhëhequr qeverinë e re”.

Pak ditë më parë, Giuseppe Conte dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, ndërsa vendi ishte para zgjedhjes së një emri të ri të kryetarit të qeverisë, apo të shkonte në zgjedhje të parakohshme.