Mjegulla përfshin Pogradecin, policia apel drejtuesve të mjeteve

WhatsApp Image 2021 02 03 at 17.52.38 1100x620

Prej disa orësh qyteti i Pogradecit dhe akset nacionale në dalje të tij janë përfshirë nga mjegulla e dendur.

Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi shikimi është i kufizuar.

Për këtë arsye, policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.