Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Murtaja e shpendëve në Elbasan, në rrugë dhe trotuare gjenden çdo ditë zogj të ngordhur

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 15:14 | Aktualitet
Murtaja e shpendëve në Elbasan, në rrugë dhe trotuare

Ditët e fundit në qytetin e Elbasanit dhe rrethina është vërejtur një fenomen që ka alarmuar qytetarët. Në rrugë dhe trotuare gjenden çdo ditë zogj të ngordhur kryesisht kumri dhe pëllumba.

Duke qenë se jetojmë në një periudhë pandemike, alarmi ka shkuar shumë shpejt te autoritetet lokale të cilat pas verifikimit të rasteve kanë dhënë edhe shpjegimet përkatëse.

Për të qartësuar më shumë banorët, veterineri jep arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, kjo sëmundje që ka prekur zogjtë nuk kalon te kafshët e tjera që mund t’i konsumojnë zogjtë e ngordhur dhe as te njerëzit.

Gjithsesi, specialistët këshillojnë që qytetarët të mos i prekin vetë zogjtë e ngordhur, por të lajmërojnë autoritetet lokale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë