Mutacioni i ri në Shqipëri, autoritetet “heshtin”, specialistët nuk përjashtojnë mundësinë

Shfaqja e variantit të ri të Covid-19 në vendin tonë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

Në daljet publike, Ministrja e Shëndetësisë si dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë kujdesur të mos dalin në përfundime direkte. Sipas tyre po tregohet kujdes në pikat e testimit të shpejtë për zbulimin e rasteve të mundshme.

Por, specialistët e Laboratorit në ISHP nuk përjashtojnë mundësinë që ky mutacion të shfaqet edhe në vendin tonë.

“Ky mutacion do të vijë sepse është e pashmangshme. Janë mutacione që paraqesin më shumë transmetueshmëri krahasuar me SARS-CoV-2”, deklaron Iris Hasibra, specialiste në ISHP.  

Covid-19 u ka marrë jetën mbi 1400 qytetarëve në vendin tonë, ndërsa mbi 80000 të tjerë janë regjistruar si pozitiv që nga nisja e pandemisë.