Një perspektivë mbi kufizimet, dhjetë libra europianë që flasin për lirinë e individit

Një takim letrar mbi kufizimet dhe lirinë ka bërë bashkë 10 tituj, disa prej të cilëve me siguri mund t’i kemi edhe në bilibliotekat tona.

Në këtë bisedë, bashkë në emër të lirisë janë bërë edhe përkthyesit e këtyre veprave, që unanimisht tregojnë se këto libra nuk kanë kohë.

Janë vepra të mbështetura nga Creative Europe por që nuk kufizojnë asnjë lexues, pasi në këtë prezantim gjejmë libra për më të vegjlit si “Tre ujqit e vegjël” dhe aventurat e shegertit të vogël e deri te nobelisti Kazuo Ishiguro që vjen për më të rriturit.

Këto vepra kanë thuajse një vit rrugëtim në raftet e librarive e më të rinjtë që ka prezantuar Aida Baro si redaktore e tyre janë “Saga e familjes Maja” dhe “Ndjenja e kohës”, që Baro I dedikohet edhe si përkthyese.