Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Premtimet e partive në fushatën zgjedhore në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 13:52 | Kosova
Premtimet e partive në fushatën zgjedhore në Kosovë

Është hapur zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Partitë politike kryesore pa humbur kohë kanë shpalosur disa nga premtimet e tyre, në përpjekje për të bindur qytetarët të mbështesin programet qeverisëse. Albin Kurti nuk heq dorë dhe konfirmoi se do të jetë bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht se KQZ-ja e ka përjashtuar nga garimi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Bartës i listës jam unë, numër 2, Vjosa Osmani, u.d. e detyrës së presidentes dhe presidente e ardhshme e Kosovës, numër 3, Glauk Konjufca, ish-ministër i Jashtëm dhe Diasporës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

https://a2news.com/2021/02/01/milaim-zeka-fushata-elektorale-ne-kosove-e-shqiperi-e-ndertuar-mbi-genjeshtren/

Ai tha se pretendon të vijë në pushtet me një plan të qartë për të luftuar pandeminë, teksa premtoi një pagë minimale prej 250 eurosh për të gjithë. Lidhja Demokratike e Kosovës hapi fushatën me një video të publikuar në rrjete sociale, ku kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, prezantoi disa premtime elektorale.

“Paga minimale do të jetë 300 euro pa dallim moshe. Zotohemi të heqim kufizimin prej 15 vitesh për pensionet kontribut-dhënëse. Nuk do të ketë pensione nën pagën minimale nga viti 2023. Asistenca sociale do të bazohet në shpenzimet e jetesës”, u shpreh kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

https://a2news.com/2021/01/31/bashkimi-me-shqiperine-me-referendum-kurti-nuk-do-te-nisim-nje-lufte-te-trete-ballkanike/

Partia Demokratike e Kosovës, fokusin e vendosi në luftën ndaj pandemisë koronavirus.

“Ne duam që ta marrim në kontroll një virus i cili po merr jetë të njerëzve në Kosovë dhe në botë dhe nuk ka parti politike e cila e ka më të qartë se çka do të bëjë me parandalimin e përhapjes së virusit dhe me dhënien e vaksinës sikurse PDK. Po të ishte PDK-ja në pushtet tash veçse vaksina do të ishte në Kosovë dhe një pjesë e popullatës sidomos të moshuarit do ta kishin mundësi ta marrin vaksinën. Unë ju premtoj që brenda 2021 ne do ta vaksinojmë gjysmën e popullatës sapo ta marrim qeverinë”, deklaroi kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kurse Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po përqendrohet në idenë e bashkimit me Shqipërinë.

https://a2news.com/2021/01/29/si-do-te-votojne-personat-me-covid-19-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Dita jonë