Rama, Basha e Yuri Kim, të gjithë në Presidencë për “Defender Europe 21”

145893359 10158025244615838 1730230207091656382 o 1100x620

Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha, ambasadorja amerikane në Tiranë, si dhe zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard po zhvillojnë një takim në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta për “Defender Europe 21”.

Gjenerali amerikan po u jep detaje mbi programin “Defender Europe 21”. Duke qenë se stërvitja organizohet në maj, pas zgjedhjeve, merr pjese dhe Basha.

Stërvitja “Defender Europe 21”, ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.