Rastet me koronavirus, yjet e tenisit për të dytën herë në izolim në Australi

116792148 grand hyatt 600x338

“Australian Open” duket se do të mbetet gjatë në kujtesën e tenistëve dhe organizatorëve të këtij turneu kaq të rëndësishëm.

Autoritetet e Victorias kërkuan që rreth 500-600 persona, tenistë, trajnerë dhe staf mbështetës të futen sërish në izolim pasi një punonjës i hotelit ku ata qëndronin rezultoi pozitiv me koronavirus.

Për këtë arsye u anuluan ndeshjet e së enjtes dhe seancat stërvitore në Melbourne Park.

Por kryebashkiaku i Victoria, Daniel Andrews u shpreh se ky zhvillim nuk do të ketë impakt në turne pas lojtarët do mund të kthehen në fusha pas një testimi negativ.

Kujtojmë që yjet e tenisit qëndruan 15 ditë në karantinë kur zbarkuan në Australi pasi disa anëtarë të stafit rezultuan të prekur nga virusi.