Rrëzohet helikopteri i Gardës Kombëtare në SHBA

helikopteri 1100x620

Një helikopter i Gardës Kombëtare në SHBA është rrëzuar mbrëmjen e së martës në Ajdaho (Idaho). Mediat raportojnë se 3 ushtarë kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

Helikopteri ishte i tipit UH-60 Black Hawk. “Kjo është një humbje e jashtëzakonshme për Gardën Kombëtare të Ajdahos dhe komunitetin tonë”, tha gjeneralmajori Michael Garshak, komandant i Gardës Kombëtare.

Garda bëri të ditur se helikopteri ishte duke kryer një fluturim rutinor trajnimi. Helikopteri dhe trupat e pajetë të 3 personave u gjetën mëngjesin e së mërkurës, ndërsa për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ka nisur një hetim.