Tri gratë që bënë histori në nominimet e “Golden Globes”

golden globes shtyhet 1100x620

Histori në Golden Globes. Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet Golden Globes.

Kjo shënon herën e parë që më shumë se një grua garon për çmimin prestigjioz.

Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar për filmat e famshëm “Woman”, “One Night in Miami” dhe “Nomadland”.

Të nominuarit për cmimet kryesore janë shpallur, por aktorët, producentët e regjisorët do të presin mbrëmjen e 28 shkurtit, për të rrëmbyer cmimet.

Edicioni i 78 i Golden Globes mbahet 2 muaj me vonesë për shkak të pandemisë, teksa shkurti njihet si muaji i cmimeve Oskar.