Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Si do të votojnë personat me Covid 19 në Kosovë 1100x620

Kosova raportoi 3 viktima dhe 341 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra këto disi më të ulëta krahasuar me ditët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu njoftoi se u kryen 2,357 testime ndërsa 207 persona të tjerë u shëruan. Rastet aktive me koronavirus në Kosovë, aktualisht janë 6560.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 61.086 të infektuar dhe 1509 viktima.