Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinat e AstraZeneca të prodhuara në Korenë e Jugut, Brataj: Janë të aprovuara, s’ka vend për shqetësim

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 20:16 | Aktualitet
Vaksinat e AstraZeneca të prodhuara në Korenë e Jugut, Brataj:

Në vendin tonë, brenda muajit, do të mbërrijnë mbi 141 mijë doza nga vaksina AstraZeneca, që janë prodhuar në fabrikat e Covax në Korenë e Jugut.

I ftuar në A2, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se nuk ka vend për shqetësim për origjinën e vaksinës, pasi ajo është aprovuar nga autoritetet përkatëse, EMA dhe FDA.

“Nuk ka vend për shqetësim. Pikë së pari, shyqyr që erdhi dita që të kemi numrin e konsiderueshëm. Origjina e vaksinës, ka prodhime për komunitetin Europian dhe jashtë tij. Prodhimet për komitetin Europian prodhohen si në Europë dhe jashtë tij, por kanë standarde europiane. Kështu që, po nuk pati standardet europiane nuk mund të hyjnë në merkaton europiane.

Ne jemi bazuar te EMA dhe FDA, të cilat janë dy agjencitë më të fuqishme në botë për aprovimin e medikamenteve dhe vaksinave. Kështu që, një vaksinë që është e autorizuar në Europë është e prodhuar për Europën. Nuk do të më shqetësonte origjina”, tha Brataj.

https://a2news.com/2021/02/03/covax-publikon-kalendarin-ne-shqiperi-141-600-doza-te-vaksines-astrazeneca/
https://a2news.com/2021/02/03/mutacioni-i-ri-ne-shqiperi-autoritetet-heshtin-specialistet-nuk-perjashtojne-mundesine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë