Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vijon rritja e viktimave dhe rasteve të reja në SHBA dhe Brazil

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 08:49 | Bota
Vijon rritja e viktimave dhe rasteve të reja në SHBA dhe Brazil

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar dje 110 679 raste të reja të koronavirusit dhe 3389 vdekje të tjera të lidhura me sëmundjen.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 26 431 799 dhe ai i viktimave në 446 744, që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, të paktën 52 657 675 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 32 780 860 janë administruar.

Ndërkohë, në Brazil, janë regjistruar 1240 vdekje nga Covid-19 dhe 56 240 infeksione në 24 orët e fundit, sipas mediave lokale.

Që nga fillimi i pandemisë, viktimat janë rritur në 226 383 dhe infeksionet në 9 286 256, kurse numri i personave të vaksinuar ka arritur në 2 496 159.

A2 CNN Livestream

Dita jonë