Arrestimi i Navalny, Putin akuza Perëndimit: Mbështetja, një histeri kolektive

MB PUTIN frame 164 1100x620

Rusia ka akuzuar perëndimin se ka rënë në një histeri kolektive pas arrestimit të liderit të opozitës, Alexei Navalny, dhe pasi Kremlini zyrtar tha se policia ka të gjithë të drejtën të përdorë forcën për t’i dhënë fund protestave të dhunshme që shpërthyen në vend pas arrestimit të tij.

Mbështetësit e kryeopozitarit janë mbledhur gjatë 2 fundjavave të shkuara, për të kundërshtuar në rrugë me protesta ndalimin e tij, por autoritetet ruse kanë vendosur të mbyllin çdo akses në stacionet e metrove, për të pamundësuar lëvizjen e tyre, ndërsa fundjavën e shkuar u arrestuan më shumë se 1400 protestues.

Gjithsesi, pas këtyre ngjarjeve, qeveria gjermane tha se nuk do të ndërmarrë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Kancelarja Merkel tha se vendimi kundër Navalny është shumë larg ligjeve dhe rregullave standarde të një shteti, sikurse kërkoi edhe që policia ruse t’i japë fund arrestimeve të protestuesve.

Marrëdhënia me Rusinë pas arrestimit të Navalny, tha zëdhënësi i Merkel dhe hapat që do të merren në vijim, do të shqyrtohen në një takim me të gjithë liderët e Europës.