Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Chrissy Teigen flet sërish për humbjen e foshnjës: Ndjej shkelmime në bark, por nuk është ndonjë fantazmë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 22:07 | Showbiz
Chrissy Teigen flet sërish për  humbjen e foshnjës: Ndjej

Supermodelja Chrissy Teigen ka risjellë në vëmendje humbjen e foshnjës së saj dhe këngëtarit John Legend.

Përmes një statusi në Twitter, Teigen zbuloi se nëse gjërat do të kishin shkuar mirë, Jack do të kishte ardhur në jetë gjatë kësaj jave.

"Unë ndjej shkelmime në bark, por nuk është ndonjë fantazmë. Nesër do t'i nënshtrohem një operacioni për endometriozën, por këtë periudhë po ndjej shkelmime fiks si të një bebushi në bark. Po imagjinoj sikur është ai që po më thotë çkemi. Nuk ndalon kurrë.", shkroi ajo.

Chrissy dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë shtatorin e vitit të shkuar, si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.

Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit in vitro. Por, shtatzënia me Jackun ndodhi natyrshëm, diçka që më herët dukej e pamundur për Teigen.

https://a2news.com/2020/12/23/humbi-foshnjen-chrissy-teigen-nuk-mund-te-ngelem-me-kurre-shtatzene/

A2 CNN Livestream

Dita jonë