Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Danimarka e para në botë, në fund të shkurtit me një "pasaportë digjitale vaksinimi"

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 21:09 | Bota
Danimarka e para në botë, në fund të shkurtit me një

Danimarka ka në plan të prezantojë një "pasaportë digjitale vaksine" në një përpjekje për të ndihmuar bizneset dhe për të lehtësuar udhëtimet.

Skema fillimisht do të zbatohet për biznesin, por autoritetet shpresojnë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë vendin të rihapet, duke lejuar danezët të shkojnë në restorante, konferenca, festivale muzikore dhe ngjarje sportive, të gjitha këto të kufizuara që kur në dhjetor u vendos një bllokim mbarëkombëtar.

Bllokimi aktual do të zgjasë deri më 28 shkurt, kohë kur qeveria shpreson që qytetarët do të jenë në gjendje të provojnë se kanë marrë një vaksinë Covid-19 pasi ajo do të regjistrohet në internet.

Gjatë tre-katër muajve të ardhshëm, "pasaporta" mund të jetë në dispozicion në celularë, tha Ministri i Financave Morten Bodskov.

“Ne mund të jemi ndër të parët në botë që e kemi dhe mund t'ia tregojmë pjesës tjetër të botës, "shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani