Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Debati për taksat, studimi: Të pamjaftueshme për të nxitur rritjen ekonomike

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 14:34 | Ekonomi
Debati për taksat, studimi: Të pamjaftueshme për të nxitur

Në kulmin e debatit politik për taksat, një raport i botuar së fundmi nga Akademia e Studimeve Politike, e hartuar nga një grup ekspertësh, ka arritur në përfundimin se si taksat e ulëta, ashtu dhe ato më të larta nuk kanë shërbyer për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme në dekadën e fundit.

Ekspertët kanë analizuar ecurinë e të ardhurave tatimore dhe borxhit publik në dy periudha 2009-2012 dhe 2015-2018. Raporti konkludon se pozicionimi i taksave të ulëta dhe atyre të larta i ka shërbyer më shumë qëndrimit ndaj borxhit publik se sa performancës ekonomike.

Përfundimi se taksat e ulëta nuk arritën të frenonin ngadalësimin e rritjes ekonomike, por dhe taksat e larta nuk arritën të sillnin një rritje të qëndrueshme, tregon se përzgjedhja e taksave është element optimizues, por nuk është i mjaftueshëm për nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

https://a2news.com/2021/02/03/debati-per-taksat-ne-a2-business-kraja-qeveria-e-pranon-publikisht-degjoi-kompanite-dhe-jo-qytetaret/
https://a2news.com/2021/02/03/gjokuta-taksa-progresive-ska-funksionuar-prifti-po-taksojme-mendjen/

A2 CNN Livestream

Dita jonë