Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve, BE: Më 25 prill duhen kandidatë me integritet

delegacioni 1100x620

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë bëri një apel drejtuar politikës shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve.

Pasi vlerësoi reformat e arritura si dekriminalizimin dhe atë zgjedhore, delegacioni europian iu kërkon drejtuesve të partive që në zgjedhjet e ardhshme të zgjedhin kandidatë me integritet që do e afrojnë më Shqipërinë me familjen europiane

“Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit & reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE-ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme.

BE-ja i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore & morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.

Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së”, shkruhet mes të tjerash në mesazhin e BE.