Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

E pa në ëndërr, disa ditë më pas, peshkatari i varfër zbulon “thesarin” me vlerë 300 mijë euro

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 19:10 | Lifestyle

Një peshkatar i varfër zbuloi një margaritar të rrallë në një plazh në Tajlandë, i cili do t’i ndryshojë jetën.

Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç, kishte dalë së bashku me familjen e tij në bregdet në provincën Nakhon Si Thammarat, kur gjeti një guaskë dhe brenda saj zbuloi një perlë të rrallë Melo, e cila vlerësohet rreth 300 mijë euro. Perla Melo formohet nga kërmijtë e detit të njohur si Melo Melo dhe depozitohet brenda guaskave të tyre.

Historia e Hatchai Niyomdecha bëhet edhe më interesante, pasi ai ka treguar se disa ditë para zbulimit kishte parë një ëndërr të çuditshme, shkruan Daily Mail. “Një plak, me mustaqe të gjata, i veshur me të bardha, më tha të vija në plazh për të marrë një dhuratë”, pretendon 37-vjeçari. “Ai më udhëhoqi të bëja këtë zbulim”, rrëfen peshkatari.

Pasi lajmi u përhap, një biznesmen vendas i ofroi 37-vjeçarit rreth 30 mijë euro për perlën, por ai e refuzoi, ndërsa një tjetër e çoi ofertën deri në 150 mijë euro, por sërish u refuzua. Daily Mail shkruan se, tashmë një tjetër biznesmen, por nga Kina ka ofruar 300 mijë euro dhe është duke negociuar me peshkatarin për ta bërë të tijën perlën e çmuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë