Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Grushti i shtetit në Mjanmar, ushtria bllokon Facebook "për hir të stabilitetit"

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 15:25 | Bota
Grushti i shtetit në Mjanmar, ushtria bllokon Facebook "për hir

Mjanmari ka bllokuar hyrjen në Facebook, disa ditë pasi ushtria rrëzoi qeverinë demokratike me një grusht shteti. Zyrtarët thonë se rrjeti social, që për shumë është qasja e vetme në internet, do të bllokohet për “hir të stabilitetit”.

Liderja e zgjedhur, Aung San Suu Kyi është arrestuar gjatë grushtit të shtetit dhe policia ka ngritur akuza kundrejt saj.

 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit botëror që të sigurojë që puçi i ushtrisë të dështojë. Gjysma e 53 milionë banorëve të Mjanmarit përdorin Facebook, platformë, e cila pa ngarkuar fotografi ose video është falas dhe për shumë sinonim i internetit.

Gjatë ditëve të kaluara, aktivistët kishin ngritur një faqe në Facebook për të bashkërenduar kundërshtimin e grushtit të shtetit. Kompania amerikane kërkon zhbllokimin, në mënyrë që njerëzit në Mjanmar të mund të komunikojnë me familjet dhe miqtë e tyre dhe të marrin informacione të rëndësishme. Por, ministrja e Komunikimeve dhe Informacionit tha se platforma e mediave sociale do të bllokohet, deri në 7 shkurt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë